image Haradinaj: Liria e mediave duhet të jetë e pacënueshme

Politikë

Haradinaj: Liria e mediave duhet të jetë e pacënueshme

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i shqetësuar për sulmet që po u bëhen gazetarëve e mediave nga eksponentë të ndryshëm të pushtetit aktual.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se një shoqëri është e lirë po aq sa i ka mediat e lira.

Sipas kryetarit të AAK-së, shkalla e demokracisë llogaritet me nivelin e lirisë së fjalës.

Janë tejet shqetësuese sulmet që u janë bërë gazetarëve e mediave, nga eksponentë të ndryshëm të pushtetit aktual. Liria e mediave duhet të jetë e pacënueshme. Ky është obligim, jo vetëm kushtetues e ligjor, por edhe moral! Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, të bashkohemi në mbrojtje të këtyre vlerave të panegociueshme të demokracisë”, ka shkruar Haradinaj.

/GazetaSinjali/