image Deliu: Dita e Çlirimit të Skenderajt, kthen në kujtesë sakrificën e të gjithë atyre që dhanë shumë për Lirinë e Kosovës

Sociale

Deliu: Dita e Çlirimit të Skenderajt, kthen në kujtesë sakrificën e të gjithë atyre që dhanë shumë për Lirinë e Kosovës

news image

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se Dita e Çlirimit të Skenderajt, 18 qershori, kthen në kujtesë sakrificën e të gjithë atyre që dhanë shumë për Lirinë e Kosovës.

Në nderim të kësaj dite, Deliu ka bërë të ditur se palestra sportive në Skenderaj do të bartë emrin e komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, derisa në nderim të jetës dhe veprës së dr. Fatmir Fazliut, në oborrin e QKMF—së, u zbulua busti i tij.

“Ndërsa në nderim të jetës dhe veprës së dr.Fatmir Fazliut, në oborrin e QKMF-së, u zbulua busti i tij”, ka shkruar ajo.

“Urime të përzemërta për të gjithë qytetarët e Skenderajt, Dita e Çlirimit!”.

/GazetaSinjali/