image Pacolli: Kosova duhet të shpallë ditë zie në respekt të zonjës së madhe Albright

Sociale

Pacolli: Kosova duhet të shpallë ditë zie në respekt të zonjës së madhe Albright

news image

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në vdekjen e ish-sekretares amerikane të Shtetit, ka thënë se ajo do të ngelet përjetësisht në historinë e shqiptarëve si një heroinë.

“Ajo pati kurajën që me vendosmëri ta udhëheq botën e lirë, për ndalimin e gjenocidit ndaj popullit tonë, çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit”.

“Kosova duhet të shpallë ditë zie në respekt të zonjës së madhe Albright. Ajo ishte një person i jashtëzakonshëm. Do t’i kujtoj gjithmonë bisedat me të. Një ditë vërtet e trishtë për të gjithë ne në Kosovë. Faleminderit zonja sekretare. Shpirti yt u prehtë në parajsë”, ka thënë Pacolli në rrjetin social Facebook.

/GazetaSinjali/