image Ministri i Kulturës mban konferencë për media, pritet të diskutohet për shtëpinë e Xhafer Devës

Politikë

Ministri i Kulturës mban konferencë për media, pritet të diskutohet për shtëpinë e Xhafer Devës

news image

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, sot do të mbajë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në ora 14:00.

Arsyeja e kësaj konference është në lidhje me shtëpinë e Xhafer Devës në Mitrovicë, pas fillimeve për restaurimin e saj.

Kujtojmë se Zyra e Bashkimit Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë njoftuar se është pezulluar projekti për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.

Pezullimi i projektit të restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, vjen pas reagimeve të faktorit ndërkombëtar, në këtë rast ambasadorit gjerman në Kosovë dhe së fundmi edhe raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, të cilët e figurën e Xhafer Devës e lidhin me krimet që kryen nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkaq kundër restaurimit të kësaj shtëpie ishte edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, shkak i aleancës së tij nazifashiste.

/Gazeta Sinjali/