image Familja e Xhafer Devës paralajmëron padi ndaj ambasadorit gjerman

Kosovë

Familja e Xhafer Devës paralajmëron padi ndaj ambasadorit gjerman

news image

Në lidhje me deklaratat e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i cili doli kundër planit për restaurimin e Shtëpisë së Xhafer Devës, ka reaguar një familjar i këtij të fundit.

Valdet Deva i cili paraqitet si familjar i Xhafer Devës ka paralajmëruar padi ndaj ambasadorit gjerman.

Deva e ka cilësuar si fyese dhe shpifëse deklaratën e ambasadorit. “Duke marrë parasysh se kjo deklaratë është ndikuar nga pala e tretë, e që mund të jetë ndonjë vend fqinjë i Kosovës, konsideroj se mënyra dhe pesha e deklaratës tuaj shpifëse dhe nënçmuese ndaj Xhafer Devës, nuk do të duhej të behej kurrë! E them këtë për shkak se jam i vetëdijshëm se ju duhet të jeni i lartëarsimuar dhe i edukuar deri në atë shkallë që së paku ta njihni historinë tuaj gjermane, këtu shkruaj për periudhën 1941- 1945, dhe sidomos rrethanat rreth Holokaustit, për të cilin mëkatarët kryesore janë vet pushteti i atëhershëm gjerman. Thjeshtë z. Rohde, është dashur të lexoni, të hulumtoni e më pastaj të deklaroheni! Xhafer Deva kurrë nuk ka qenë pjesë e Holokaustit, përkundrazi ai punoi dhe sakrifikoi shumë për shpëtimin e hebrenjëve nga vdekja e sigurt, dhe për këtë kemi dëshmi edhe nga vet ata që e mbijetuan këtë periudhë të errët për shtetin gjerman. Xhafer Deva ka qenë një ndër intelektualët dhe nacionalistët më të shquar shqiptarë të asaj kohe. Të gjitha veprat e tij, duke përfshi aty edhe bashkëpunimin e tij me gjermanet në atë kohë, synonin që shqiptarë të lirohej nga kthetrat e Serbisë famëkeqe, të sigurohej shkollimi në gjuhën shqipe dhe të krijohen institucionet shtetërore në Shqipërinë Etnike”, ka shkruar ai në letrën publike.

/GazetaSinjali/