image Kishin përplasje për renovimin e shtëpisë së Xhafer Devës, ambasadori gjerman dhe Çeku s'bashku në restaurimin e Qendrës Hebraike
[wp-story id="814678"]

Histori

Kishin përplasje për renovimin e shtëpisë së Xhafer Devës, ambasadori gjerman dhe Çeku s’bashku në restaurimin e Qendrës Hebraike

news image

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, së bashkë ministrin e Kulturës, Hajrullah Çekun dhe ambasadoren e Izraelit, Tammy Ziv, kanë marrë pjesë në ceremoninë e vënies së themeleve të Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren.

Rohde përmes një postimi në Twitter, ka thënë mirë që jam sot në ceremoninë e vënies së themeleve të Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren.

“Si Amb. Ziv tha me të drejtë, ky projekt i madh ka të bëjë me ‘kujtimin e së kaluarës dhe në të njëjtën kohë përqafimin e së ardhmes’. Mirënjohje edhe qeverisë së Kosovës për mbështetjen e saj të konsiderueshme. Pas përfundimit, Qendra do të kontribuojë më tej në diversitetin kulturor/fetar/etnik të Prizrenit”, ka shkruar ai.

Por ambasadori gjerman dhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku nuk kanë pasur mendimin e njëjte në disa situata të mëhershme.

Xhafer Deva ishte një politikan shqiptar i Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai mori përgjegjësinë për Mitrovicën e pushtuar nga gjermanët dhe punoi me gjermanët për të krijuar një qeveri shqiptare pro-gjermane në Kosovë.

Por Gjermania është e distancuar nga regjimi i asaj kohe, duke e kundërshtuar restaurimit e shtëpisë së tij që konsiderohet si trashëgimi kulturore.

“E emocionuar dhe e emocionuar për të marrë pjesë në inaugurimin e punimeve për rinovimin e Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren”, ka shkruar ambasadorja e Izraelit, Tammy Ziv.

/GazetaSinjali/