image Pezullohet projekti për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës

Kosovë

Pezullohet projekti për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës

news image

Është pezulluar projekti për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.

Këtë lajm e kanë konfirmuar nga Bashkimi Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), kurse vendimi vjen pas kundërshtimeve të shumta për restaurimin e kësaj shtëpie.

Ne jemi në kontakt me të gjitha palët e përfshira dhe rivlerësojmë rolin dhe kontributin tonë, duke përfshirë edhe mundësinë për të përdorur situatën aktuale si mundësi që të adresohet hapur e kaluara përmes diskutimeve dhe konsultimeve me të gjitha komunitetet e rëndësishme”, thuhet në një njoftim të përbashkët të BE-së dhe UNDP-së.

Kurse, ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde e ka cilësuar Xhafer Devën si “bashkëpunëtor të ngushtë të nazistëve”.

/GazetaSinjali/