Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq deklaroi se fakti që Izraeli dhe Kosova vendosën marrëdhënie diplomatike do të ndikojë në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Izraelit, transmeton Gazeta Sinjali.
“Vetë Izraeli zgjodhi që interesi i saj për lidhje me Amerikën është më i rëndësishëm për të. Ajo që është e rëndësishme është që ne të mos marrim pjesë në atë proces, sepse presidenti Vuçiq nuk pranoi të nënshkruajë thirrjen e Izraelit që ta njohë Kosovën dhe anasjelltas”, i tha Selakoviq RTS-së.
Ministri serb theksoi u shpreh i bindur se nuk do të ketë më vende muslimane që do ta njohin Kosovën pas kësaj.