image Ministri i Jashtëm i Serbisë ankohet në OKB për serbët e Kosovës

Politikë

Ministri i Jashtëm i Serbisë ankohet në OKB për serbët e Kosovës

news image

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë se serbët në veri të Kosovës çdo ditë janë duke pasur dhunë.

Ai gjatë prezantimit të raportit 6 mujor deklaroi se institucionet e Kosovës janë duke diskriminuar serbët, sipas tij kjo duhet të ndalohet.

Institucionet e Kosovës kanë vazhduar të ndërmarrin hapa të njëanshëm dhe kanë refuzuar të zbatojnë marrëveshjet e arritur në dialogun e Brukselit. Ky diskriminim nga institucionet ndaj serbëve ka vazhduar, jemi dëshmitar se provokimet e rrezikshme nga Prishtina po bëhen çdo ditë me një ritëm të shpejtuar dhe janë duke e rrezikuar sigurinë e serbëve në Kosovë dhe janë duke shkelur marrëveshjet e arritura nga dialogu”,ka thënë Selakoviq.

Ai ka deklaruar se në operacionin e policisë për kontrabandë që e kishte zhvilluar më 13 tetor ku serbët e kishin kundërshtuar ka vdekur një qytetare e këtij komuniteti dhe 10 persona të tjerë ishin lënduar.

Gazilotsjellës dhe dhuna po bëhen çështje e jetës së përditshme të serbëve në veri të Kosovës dhe kjo duhet të ndalohet. Në sulmin e fundi me armë të zjarrit, nga kimikalet e përdorura nga forcat speciale të Prishtinës një 76 vjeçare ka vdekur si rezultat i këtyre kimikaleve të përdorura, po ashtu janë shënuar edhe 10 civil pa armë dhe një 36 vjeçar është lënduar me armë të gjatë”.

/GazetaSinjali/