image Ministri i Jashtëm i Kroacisë: Serbia ta njohë Kosovën, rruga e tyre për në BE kalon edhe nga Kroacia

Politikë

Ministri i Jashtëm i Kroacisë: Serbia ta njohë Kosovën, rruga e tyre për në BE kalon edhe nga Kroacia

news image

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman tha se Serbia është e vetëdijshme për presionin ndërkombëtar kur bëhet fjalë lidhur me njohjen e Kosovës, raporton agjencia e lajmeve kroate Hina, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai tha se rruga e Serbisë për në Bashkimin Evropian kalon përmes Kroacisë teksa shtoi se Zagrebi mbështet rrugën evropiane të Serbisë, por që për deklaratat e ministrit serb të Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, ai paralajmëroi se kjo rrugë “kalon edhe nëpër Kroaci”.

Pas ekspozitës “Fytyrat e Evropës”, të organizuar me rastin e Ditës së Evropës, ai e akuzoi Vulinin, i cili e quajti Kroacinë dhe Kosovën “vëllezër të armëve”, për “promovimin e politikës së mundur të Serbisë së Madhe” dhe për kundërshtimin e pabazë ndaj Kroacisë, e cila tha se kurrë nuk ka pasur aspirata për territoret e të tjerëve.

“Serbia është e vetëdijshme për një presion të caktuar ndërkombëtar kur bëhet fjalë për njohjen e Kosovës, sepse ky është realiteti, dhe pastaj ata duan të projektojnë zhgënjime të caktuara ndaj Kroacisë”, tha Grlic Radman.

Ballkani Perëndimor është një nga dy temat kryesore të takimit të rregullt mujor të ministrave të jashtëm që do të takohen të hënën, më 10 maj, në Bruksel.

Çështjet e zgjerimit të BE-së dhe Procesit të Stabilizim-Asociimit do të diskutohen gjithashtu të martën në një takim të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, i cili përbëhet kryesisht nga ministra të jashtëm ose ministra të ngarkuar me çështjet evropiane.

Sa për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe perspektivat e tyre për t’u bashkuar në BE, ai tha se është një proces i bazuar në arritjet e secilit vend, duke theksuar Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Malin e Zi./Gazeta Sinjali/