image Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio fton Vjosa Osmanin ta vizitojë Italinë

Kosovë

Kuvend/ Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio fton Vjosa Osmanin ta vizitojë Italinë

news image

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio sot ka vizituar kryeparlamentaren Vjosa Osmani, ku gjatë takimit tha se ai dëshiron që raportet e mira ndërmjet dy vendeve të thellohen edhe më tej. Di Maio gjithashtu e ftoi kryeparlamentaren Osmani që ta vizitojë së shpejti Italinë.

‘’Miqësia mes Kosovës dhe Italisë është e thellë dhe e sinqertë. Dialogu ndërparlamentar është mjet thelbësor për stabilizimin rajonal. Italia është një nga miqtë më të ngushtë të Prishtinës’’, citohet të ketë thënë Di Maio.

Ndërkaq, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, gjatë takimit ka theksuar çështjen e bashkëpunimit dypalësh si dhe procesin e integrimit të rajonit në BE.

“Përcaktimi ynë për integrim në stukturat euroatlantikë mbetet synim jetik i popullit të Kosovës”, tha znj. Osmani.

Ministri Di Maio, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Kosovë për vizitë, ku u takua edhe me homologun e tij në Kosovë, Glauk Konjufcën./ Gazeta Sinjali/