image Ministri i Jashtëm i Austrisë: Është qetësuese të dëgjosh për progres pozitiv në dialogun Kosovë-Serbi

Politikë

Ministri i Jashtëm i Austrisë: Është qetësuese të dëgjosh për progres pozitiv në dialogun Kosovë-Serbi

news image

Ministri austriak i Punëve të jashtme, Alexander Schallenberg, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar së është takuar më ministren Donika Gërvalla, në Konferencën e Mynihut.

Schallenberg tha se është qetësuese të dëgjosh për progresin pozitiv në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

‘’Është qetësuese të dëgjosh për lëvizje pozitive në dialogun #BeogradPrishtina, e rëndësishme që të dyja palët të zbatojnë detyrimet për të cilat u zotuan.’’- ka shkruar ai në Twitter.

Schallenberg nuk ka harruar që të urojë Gërvallën, për Pavarësinë e Kosovës edhe pse më një ditë vonesë.

‘’Më vjen mirë që po takoj mikën time Gervalla Schwarz, në #MSC2023 – urime 15 vjetorin e pavarësisë së #Kosovës!.’’, ka shkruar Schallenberg

/GazetaSinjali/