image Ministri i Jashtëm çek kundërpërgjigjet për tëreheqjen e njohjes ndaj Kosovës

Botë

Reagim/ Ministri i Jashtëm çek kundërpërgjigjet për tëreheqjen e njohjes ndaj Kosovës

news image

Ministri i Jashtëm çek, Tomas Petriqek, ka reaguar lidhur me çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Çekia.

Para gazetarëve, ai është kundërpërgjigjur duke thënë se Çekia nuk ka arsye që t’a tërheq njohjen e Kosovës.

“Nuk shoh ndonjë arsye që Çekia t’a tërheq njohjen e Kosovës. Është e rëndësishme që politika e jashtme e Çekisë të jetë e vazhdueshme dhe e kuptueshme”, ka thënë ai para gazetarëve.

Çështja e tërheqjes së njohjes së Kosovës u bë temë që nga vizita e fundit e presidentit çek në Beograd.

Milos Zeman, nga takimi që pati me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq dërgoi mesazhe negative për shqiptarët, nga ku edhe paralajmëroi marrjen në konsideratë të tërheqjes së njohjes së Kosovës.

Kundër këtij qëndrimi është rreshtuar fuqishëm Ministria e Jashtme dhe kryeministri i Çekisë. /Gazeta Sinjali/