image Ministri i Financave mbledh prodhuesit vendorë, diskutojnë për pasojat që mund t'i ketë Kosova

Kosovë

Takimi/ Ministri i Financave mbledh prodhuesit vendorë, diskutojnë për pasojat që mund t’i ketë Kosova

news image

Klubi i Prodhuesve të Kosovës është takuar me ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, me të cilin biseduan rreth gjendjes së krijuar nga virusi Covid-19.

Gjatë takimit u diskutuan efektet dhe pasojat që kjo situatë mund të shkaktojë në ekonominë e vendit tonë, por edhe për gjetjen e zgjidhjes dhe tejkalimit të kësaj krize.

Klubi i Prodhuesve u zotua që sektori i prodhimit do të vazhdojë punën duke respektuar vendimet dhe rregullat nga situata e krijuar, por kërkoi më shumë mbështetje për prodhimin si dhe sigurimin dhe mbrojtjen e së ardhmes së këtij sektorit në Kosovë edhe ashtu shumë të brishtë edhe para kësaj krize.

Ata treguan që e kuptojnë që një prej sfidave më të rëndësishme me të cilat po përballet aktualisht Qeveria e Kosovës është mbajtja nën kontroll e gjendjes pa panik dhe izolimi sa më i shpejtë i virusit Covid-19.

Por, gjithashtu treguan që kjo gjendje është duke shkaktuar shqetësime serioze për prodhuesit vendas dhe efektet që do të ketë kjo krizë në ekonominë e vendit tonë, prandaj është mese e domosdoshme mbështetja e Qeverisë për prodhuesit në këto momente./ Gazeta Sinjali/