image Ministri Çeku pret legjendën e futbollit kroat në Prishtinë

Futboll

Ministri Çeku pret legjendën e futbollit kroat në Prishtinë

news image

Legjenda e futbollit kroat Zvonimir Boban është takuar me ministrin e Sportit të Kosovës, Hajrullah Çeku, të mërkurën në mëngjes.

Boban, i cili është shef i futbollit në UEFA, mbërriti në Prishtinë të mërkurën herët.

Ish-ylli i Milanit, 53 vjeç, është pritur në një takim nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Ai pritet të takohet edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, më vonë.

Boban do ta mbyllë vizitën e tij me takime edhe me anëtarët e Komunitetit Ekzekutiv të FFK-së.

/GazetaSinjali/