image Ministri Aliu tregon se pse prokuroria ngriti aktakuzë ndaj tij

Drejtësi

Ministri Aliu tregon se pse prokuroria ngriti aktakuzë ndaj tij

news image

Ministri i Infrastrukturës, Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka folur për aktakuzën që Prokuroria e Shtetit e ka ngritur kundër tij, për leje ndërtimore, në kohën kur mbante pozitën e drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Aliu tha se kjo aktakuzë ndaj tij është ngritur për shkak se ai nuk i kishte dhënë leje për ndërtim një investitori privat në një vend që, sipas tij, ishte paraparë të ndërtohet një shkollë.

“Investitori privat ka kërku leje, unë nuk i kam dhënë leje, ka kërku leje për banim, ne nuk i kemi dhënë. Për shkak se me Planin Rregullues Urban ‘Prishtina e Re’, në atë lokacion parashihet shkollë. Natyrisht që Drejtoria e Urbanizmit është e obliguar që të zbatojë Planet Rregulluese, të cilat i miraton Kuvendi Komunal. Kuvendi Komunal e ka miratu atë plan në vjeshtën e vitit 2013, pa qenë unë ende drejtor”, ka thënë Aliu në emisionin “Kallxo Përnime”.

“Ai ka qenë plani i fundit i miratuar për atë lokacion, nuk ka pasur plan tjetër të mëvonshëm për atë. Me atë plan aty është paraparë shkollë”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/