Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, sot ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë László Márkusz, të cilin e ka informuar në lidhje me projektet që janë në proces në të dyja dikasteret si dhe planin qeverisës.
Abdixhiku dhe Márkusz diskutuan edhe për vazhdimësinë e “Intelligent Transportation System” (ITS), projekt ky për implementimin e së cilit Kosova dhe Hungaria kanë marrëveshje bashkëpunimi.
Ministri falënderoi diplomatin hungarez për përkrahjen e vazhdueshme që Hungaria i ofron Kosovës dhe shprehu besimin se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tutje./Gazeta Sinjali/