image Milot Rashica nuk i ka punët mirë me Werder Bremenin

Futboll

Futboll/ Milot Rashica nuk i ka punët mirë me Werder Bremenin

news image

Skuadra e Werder Bremenit, aty ku luan ylli i Kosovës, Milot Rashica, ka humbur sot në shtëpi në ndeshjen kundër Hoffeinheim, me rezultat 0:3.

Werder Bremeni i Milot Rashices, nuk i ka punët mirë në BundesLiga, pasi renditet në pjesën e poshtme të tabelës, në pozitën e 16-të me vetëm 17 pikë.

Ylli kosovar edhe ne këtë përballje si në çdo tjetër ishte titullar i padiskutueshëm për skuadrën e Werderit, por që skuadra e tij asesi të këndellet.

Në dhjet ndeshjet e fundit skuadra gjermane Werder Bremen ka siguruar vetëm dy fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje.

Nëse Bremen vazhdon me këtë formë të dobët atëhere vështirë që do të mund ta siguroj mbijetesën në ligën elitare në Gjermani./ Gazeta Sinjali/