Miliarderi kinez dhe bashkëthemeluesi i “Alibaba”, Jack Ma, është zotuar të dhurojë 20,000 teste, 100,000 maska dhe 1.000 kostume mbrojtëse për secilin vend afrikan për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit.
Jack Ma, personi më i pasur i Azisë, në fillim të këtij muaji dërgoi furnizimeve mjekësore në SHBA dhe u zotua të shpërndajë dy milion maska mbrojtëse në të gjithë Evropën.
“Furnizimet për Afrikën do t’i dorëzohen kryeqytetit të Etiopisë, Addis Ababa, me kryeministër Abiy Ahmed, i cili mbikëqyrë shpërndarjen në pjesën tjetër të kontinentit”, tha ai në një deklaratë.
Z. Ma tha që fondacioni i tij Jack Ma dhe Fondacioni Alibaba gjithashtu do të ofrojnë materiale në internet për trajtimin klinik të koronavirusit për institucionet mjekësore në kontinent.
Rikujtojmë se janë urdhëruar masa të rrepta, përfshirë kufizimet e udhëtimit dhe mbylljen e shkollave në Afrikën e Jugut dhe Kenia, si parandalim të përhapjes së koronavirusit.