Merkato e verës mund të shohë Enis Bardhin të ndryshojë skuadër, duke u larguar nga klubi i Levantes në Spanjë.
Futbollisti me origjinë shqiptare ka shkëlqyer në këto vite në La Liga dhe nuk është rastësi që për të tashmë interesohen klube më të njohura.
Një ditë më parë, në mediat italiane u përhap lajmi se Milani po interesohej për mesfushorin e talentuar, duke e parë atë si një zëvendësues ideal për Hakan Çalhanollu, i cili u largua drejt Milanit. Po sot, në Itali është mësuar se një tjetër klub i Serisë A ka bërë hapat e parë për të siguruar firmën e futbollistit.
Klubi i Torinos ka nisur negociata për një transferim të mundshëm të Bardhit, pasi përfaqësues të lojtarit kanë konfirmuar dëshirën e tij për të provuar elitën e futbollit italian.
Bardhi hyn në vitin e fundit të kontratës me Levante e për këtë arsye klubi ka vendosur ta nxjerrë në shitje, duke i vendosur një çmim prej 15 milionë eurosh kartonit të tij. /Gazeta Sinjali Sporti/