Milani ka arritur që pas tri humbje me radhë të fitojë në ndeshjen e sotme kundër Genoas.
Në fitoren prej 1 me 2 të Milanit, katër lojtarë u përjashtuan nga ndeshja, nga dy për secilin ekip.
Fillimisht Schone i dha epërsinë Genoas, ndërsa në minutën e 45 Saponara u përjashtua nga ndeshja. Në pjesën e dytë Milani arriti të shënojë me Hernandezin dhe Kessien.
Në minutën e 56 Genoa mbeti edhe pa një lojtar, pasi u përjashtua Biraschi. Tek Milani nga ndeshja u përjashtuan Calabria dhe Castillejo.