image Mikel Arteta shërohet nga koronavirusi

Futboll

Sport/ Mikel Arteta shërohet nga koronavirusi

news image

Pas lajmit se presidenti i Olimpiakos, Evangelos Marinaqis, ishte prekur nga Covid-19, tek Arsenali iu nënshtruan të gjithë analizave për shkak se dy skuadrat ishin ndeshur vetëm pak ditë më parë në fazën me eliminim direkt të Europa League.

Pas testimeve rezultoi se Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, është i infektuar me Koronavirus dhe do të detyrohej t’i nënshtrohej menjëherë karantinimit në shtëpinë e tij nën mbikqyrjen periodike të mjekëve.

Koha kaloi dhe e shëroi, ku ditën e sotme vjen lajmi i mirë për spanjollin.

Në llogarinë e tij në “Facebook” njofton se ka bërë testin e për Covid-19 dhe ka mësuar se sëmundja është zhdukur nga trupi i tij.

“Tani jam pastruar, testi për Koronavirusin ka dalë negativ. Faleminderit Zot. Faleminderit të gjithë juve që u lutët për mua”, shkruan tekniku i Arsenalit.

/Gazeta Sinjali/