image Arsenali me skuadër të kompletuar ndaj Bournemouthit

Futboll

Arsenali me skuadër të kompletuar ndaj Bournemouthit

news image

Përpara takimit të xhiros së tretë të edicionit të ri të Premier League mes Bournemouth dhe Arsenal të shtunën në mbrëmje, Mikel Arteta ka folur për gjendjen e skuadrës së tij në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Tekniku spanjoll ka dhënë një lajm të mirë për tifozët duke konfirmuar skuadrën e plotë për ballafaqimin ndaj Bournemouth.

Arteta u pyet për Fabio Vieira, i cili luajti 45 minuta për grupmoshat U-21 të mërkurën mbrëma dhe Emile Smith Rowe, i cili gjithashtu u paraqit për një pjesë në Meadow Park në mesjavë.

“Të gjithë janë në rregull. Siç e patë, ne kishim Cedric, Fabio dhe Emile të luanin me U-21-të dhe ata duken në formë, ata stërvitën me ne gjatë gjithë javës, kështu që ata janë të disponueshëm për përzgjedhje“, deklaroi Arteta.

Arenali synon t’i fitojë tri ndeshjet e para të një edicioni të ri për herë të parë që nga sezoni 2004-05 kur i kishin fituar pesë radhazi.

/GazetaSinjaliSport/