image Arteta: Odegaard ka atë që duhet për të qenë kapiten i Arsenalit

Futboll

Arteta: Odegaard ka atë që duhet për të qenë kapiten i Arsenalit

news image

Martin Odegaard ka lënë përshtypje të tillë te Arsenali sa Mikel Arteta e sheh tashmë atë si ideal për kapiten, shkruan Gazeta Sinjali Sporti.

Arteta tha se Odegaard “i ka të gjitha cilësitë” për këtë punë, pasi ai konsideron se kush duhet të marrë shiritin që më parë i përkiste Pierre-Emerick Aubameyang.

Pas transferimit të Aubameyang-ut te Barcelona, Arteta nuk ka caktuar ende një kapiten të ri me kohë të plotë.

Në moshën 23-vjeçare, Odegaard është tashmë kapiten i Norvegjisë dhe Arteta beson se një rol i tillë në nivel klubi do t’i përshtatej edhe ish-lojtarit të Real Madridit.

“Ai sigurisht i ka të gjitha cilësitë për ta bërë këtë, absolutisht”, tha Arteta.

“Ai ecën nëpër korridor dhe të gjithë e duan. Ai është një djalë kaq i mirë, i përulur dhe ai udhëheq me mënyrën si është. Është shumë e natyrshme për të dhe kjo do të vijë”, shtoi tutje Arteta.

Odegaard u transferua nga Madridi te Arsenal në janar 2021, fillimisht në formë huazimi, me lëvizjen e përhershme në gusht.

Në ndeshjen e fundit, Xhaka kishte refuzuar shiritin e kapitenit në fund të takimit.

/GazetaSinjaliSporti/