image Mijëra automjete të paregjistruara në rrugët e Kosovës, ja sa u gjobitën nga Policia

Siguri

Mijëra automjete të paregjistruara në rrugët e Kosovës, ja sa u gjobitën nga Policia

news image

Në rrugët e Kosovës edhe më tej lëvizin automjete të paregjistruara, por të cilat jo rrallë herë ndalen e gjobiten nga forcat e rendit.

Derisa thuhet se rreth 15 mijë automjete qarkullojnë në rrugë të paregjistruara dhe institucionet përkatëse po mundohen të gjejnë mënyra më efikase për të parandaluar këtë dukuri tejet shqetësuese.

Nga 15 marsi i viti të kaluar ka nisur edhe vendosja e stikersave për veturat e regjistruara, ku nga pranvera shumë lehtë identifikohen veturat e paregjistruara.

Deri gjatë vitit 2020 nga zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës dhe të Byros Kosovare të Sigurimeve, thuhej se në Kosovë gjenden hiç më pak se 150 mijë automjete të paregjistruara. Derisa tash thuhet se ajo është ulur në rreth 5 për qind.

Sipas të dhënave të siguruara nga Sinjali mbi 15 mijë e 500 gjoba ka shqiptuar policia për vetura të paregjistruara. Derisa nga 15 marsit- 31 dhjetor 2022 janë regjistruar 334 mijë automjete.

Nga Policia e Kosovës, tregojnë për gazetën Sinjali se gjatë vitit 2022 janë shqiptuar 15 mijë e 585 gjoba të trafikut për mjete që janë hasur në qarkullim të pa regjistruara.

Nga ana tjetër drejtori i Byros Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku, tha për Gazetën Sinjali se në bazë të dhënave zyrtare që ne disponojmë nga Qendra e Regjistrimit të Automjeteve deri më 31 dhjetor të vitit 2022 janë lëshuar 334 mijë e 14 stikersa për të gjithë automjetet që janë regjistruar që nga fillimi i implementimit të projektit e deri në përfundim të vitit.

Më tej ai ka theksuar se gjatë vitit që lamë pas, numri i veturave të paregjistruara që figurojnë në regjistrat e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve ka qenë rreth 5 %.

Drejtori i BKS-së tha se projekti për vendosjen e stikersave në xhama të automjeteve ka filluar të zbatohet që nga 15 marsi i vitit të kaluar, kështu që në duhet ta presim këtë kohë për të nxjerrë rezultate më të sakta. 

Sipas tij vitin e parë stikersi ka mbajtur ngjyrë të kuqe, deri sa sivjet do të mbaj ngjyrë të gjelbër.

“Dallimi i ngjyrës është një ndihmëse për policë për të dalluar nga distanca automjetet e regjistruara dhe ato te paregjistruara. Pra, që nga 16 marsi identifikimi nga ana e policisë është shumë më i lehtë”, tha Mazreku.

Sipas tij projekti për vendosjen e stikersave i financiar 100 % nga kompanitë private të sigurimeve ka për qëllim uljen në piken zero të automjeteve të paregjistruara ne vend.

Nga ana tjetër nga Ministria e Punëve të Brendshme, nuk janë përgjigjur lidhur me veturat e paregjistruara dhe ato të regjistruara.

/GazetaSinjali/