image Migjen Basha futet në karantinë

Futboll

Koronavirusi/ Migjen Basha futet në karantinë

news image

Në një intervistë për Tuttomercatoweb Migjen Basha ka folur për eksperiencën në Australi dhe jo vetëm. Ish-mesfushori i Torinos ka zbuluar se për momentin ai dhe skuadra e tij Melbourne Victory janë në karantinë pas një udhëtimi në Zelandën e Re, ndërsa ka folur edhe për të ardhmen.                                                           

Eksperienca australiane –Po, jam në karantinë për shkak të kësaj situate të krijuar. Në kampionatin australian, luan një skuadër nga Zelanda e Re. Të dielën e kaluar fluturuam drejt Uellingtonit (kryeqyteti i Zelandës së Re) dhe si për ironi të fatit, qeveria australiane kishte vendosur që secili që udhëton jashtë Australisë, të duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë. Si pasojë, ata ndryshuan ndeshjet tona. Kampionati po luhet pa tifozë. Gruaja dhe fëmijët e mi mund të lëvizin lirshëm. Nuk ka frikë dhe panik këtu. Por, megjithatë janë marrë masa.

Objektivat e ardhshme dhe a do të rikthehet në Europë – Nuk mund ta them. Jam 33 vjeç dhe kam kontratë me Melbourne-in deri në vitin 2021 dhe do të jem ende i moshuar për Europën. Por, dua të luaj derisa të më gëzojë. Nuk ka ndërmend të tërhiqem tani.

Përvoja në Itali – Italia më ka dhënë gjithçka. Kam shkuar atje 19 vjeç dhe jam rritur vetëm. Më bëri të kuptoja se si është jeta dhe çfarë njeriu mund të bëhesh pavarësisht vështirësive. Por, nuk tërhiqem kurrë. Më ndihmoi të ngjitesha nga Seria C deri te Torinoja dhe më pas të bashkohesha me kombëtaren e Shqipërisë.  I jam shumë mirënjohës Italisë dhe mezi pres të kthehem dhe të bëj një tur të takoj çdo gjeri që kam njohur”, rrëfen ish-futbollisti i kombëtares së Shqipërisë.