Ilir Meta ka takuar ish-komandantin e NATO-s, Wesley Clark.
Meta u shpreh mirënjohës për kontributin e Clark për intervenimin e forcave të NATO-s në Kosovë gjatë luftës së fundit, që sipas tij i dha fund gjenocidit etnik në vend e rajon.
“Gjithmonē mirënjohës për kontributin e tij, si Komandant Suprem i Forcave të NATO-s dhe Komandant i operacioneve të Forcave Aleate në Europë, që i dha fund gjenocidit etnik në Kosovë dhe në rajon. Të lumtur që shohim më shumë NATO në Europë dhe në Ballkan”, është shprehur Meta.
Gjatë vizitës së tij në Kosovë ai u takua me krerët e politikës kosovare.