Pas nisjes së shpërndarjes së sondazheve rreth fituesit të zgjedhjeve në Shqipëri, ka reaguar presidenti Ilir Meta, shkruan Gazeta Sinjali.
Disa sondazhe tashmë po nxjerrin fituese opozitën, derisa Meta u bën thirrje qytetarëve të mos ndikohen nga to.
“Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar! Tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe. Qytetarët të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush. Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë”, shkroi Meta në Facebook.
Shqipëria, thotë Meta, ka fituar me këtë proces historik deri tani.
“Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve“, përfundon Meta.