image Meta: Qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave, me rëndësi edhe vijimi i dialogut me Serbinë

Politikë

Meta: Qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave, me rëndësi edhe vijimi i dialogut me Serbinë

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shkruar në Facebook se qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave, shkruan Gazeta Sinjali.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian. Të njëjtin qëndrim më shprehu sot edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin gjithashtu nënvizuam rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme nga të dyja palët, që do të përshpejtonte proceset integruese të këtyre vendeve”, shkroi Meta.

Meta shton se “E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e tyre si në vetë Bashkimin Europian, nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe të distancimit nga e kaluara e hidhur”. /Gazeta Sinjali/