image Meta: Me rëndësi t’i kthehemi jetës së përditshme

Politikë

Shqipëri/ Meta: Me rëndësi t’i kthehemi jetës së përditshme

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u bëri thirrje mëngjesin e së hënës të gjithë qytetarëve ti kthehen aktivitetit normal. Ky apel vjen një natë pasi shumë qytetarë, nën panik kaluan natën jashtë nga frika e termetit.

“Me rëndësi është t’i kthehemi jetës së përditshme dhe qetësisë në familjet tona!”, ka shkruar Meta në Facebook.

Më herët edhe kryeministri Rama njoftoi “sot për Shqipërinë nis një ditë e zakonshme si të gjitha të tjerat dhe prandaj edhe unë, vendosa të rimarr udhëtimin e punës për në Nju Jork”.

Shqipëria u godit pasditen e së shtunës, 21 shtator, ora 16:05 nga një termet i fuqishëm me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter. Më pas pati edhe disa pasgoditje përgjatë të shtunës dhe të dielës, por me magnitudë më të ulët.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2500844716628453