Mesfushori Mesut Ozil pritet të largohet nga skuadra e Arsenalit dhe i njëjti mund të vendosë të transferohet në Turqi me një marrëveshje të përkohshme.
Sipas asaj që raporton gazeta turke “Foromac”, marrëveshja që e sjell Ozilin në Turqi është “shumë afër”.
Ai pritet të bashkohet me ekipin e Fenerbahces në afatin kalimtar të janarit.
Kujtojmë se Ozil u bashkua me skuadrën e Arsenalit në vitin 2013 dhe ka luajtur mbi 200 herë për klubin./Gazeta Sinjali/