Tetë gola në 21 ndeshje në kampionate botërore.
Ky është bilanci i Lionel Messit, pas golit që e realizoi në ndeshjen kundër Meksikës.
Fituesi i shtatëfisht i “Topit të artë”, u barazua me legjendën e ndjerë të futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona.
Argjentina e mposhti Meksikën me rezultat 2:0, duke e hapur mundësinë për të kaluar në afzën e eliminimit direkt në “Qatar 2022”.