image Messi sonte e barazon rekordin e Xavit

Futboll

Messi sonte e barazon rekordin e Xavit

news image

Përderisa e ardhmja e tij është ende e paqartë, Lionel Messi po vazhdon të thyejë rekorde te Barcelona.

Argjentinasi është gati për të rritur më tej legjendën e tij me klubin katalanas sonte duke e barazuar rekordin e Xavi Hernandez me 767 paraqitje me fanellën e Barcelonës.

Xavi kishte qenë lojtari me paraqitjet më të shumta të Barcelonës në histori, por Messi do të barazojë dhe së shpejti do të kapërcejë atë rekord të vendosur nga ish-mesfushori i Spanjës.

Barcelona luan sonte me Huescan në ndeshjen e fundit të javës së 27-të në La Liga./Gazeta Sinjali Sporti/