Lionel Messi i ka fituar skuadrës së tij të re, Miamit titullin e Kupës së Ligës në Amerikë.
Klubi i Miamit ka triumfuar pas kohës shtesë ndaj skuadrës së Nashvilles, për ta fituar kështu titullin e ‘League Cup’.
Ylli argjentias shënoi golin e parë dhe të vetëm për Inter Miami në kohën e rregullt në minutën e 23-të. Nashville më pas do të barazonte ndeshjen në minutën e 57-të.
Pas përfundimit të 90 minutave, ishte koha shtesë, por asnjëra skuadër nuk arriti të shënonte për të siguruar fitoren, çka bëri që ndeshja të shkonte në penallti.
E nisur nga një penallti e Messit e shënuar, Miami fitoi në mënyrë dramatike pas ekzekutimeve me rezultat 10-9, për ta fituar kështu trofeun në Amerikë.
Ky trofe vjen për Messin pas vetëm 6 ndeshjeve të luajtura me klubin e Miamit.
Argjentinasi tani bëhet zyrtarisht lojtari më i dekoruar në histori të futbollit me 44 sosh.