image Messi për Cristiano Ronaldon: Veçohet në futboll, si Federeri në tenis

Futboll

Messi për Cristiano Ronaldon: Veçohet në futboll, si Federeri në tenis

news image

Syper ylli argjentinas, Lionel Messi, e ka lartësuar rivalin e tij të përbetuar, Cristiano Ronaldon, duke thënë se portugezi veçohet në futboll, njëlloj si Roger Federer në tenis dhe LeBron James në basketboll.

Pyetja është gjithmonë se kush është më i mirë mes Messit dhe Ronaldos, por superylli argjentinas e ka pranuar vetë respektin e madh për sulmuesin e Juventusit.

Messi ka thënë se e sheh Ronaldon në të njëjtën kategori me atletët e tjerë të mëdhenj si Roger Federer dhe LeBron James.

Në botë ka shumë atletë të adhurueshëm. Rafa Nadal, Federer, LeBron. Në të gjitha sportet është gjithmonë dikush i cili veçohet dhe adhuruohet për punën e vet. Cristiano veçohet në futboll. Ka shumë të cilët veçohen dhe gjithmonë e bëjnë më të mirën” tha Messi për La Sexta, transmeton Sinjali Sportiv./Sinjali Sportiv/