Lionel Messi ka konfirmuar se Botërori i Katarit që do të mbahet këtë vit, do të jetë i fundit i karrierës së tij.
Argjentinasi do të marrë pjesë në botërorin e katërt në karrierën e tij, dhe kësisoj do t’i japë fund pas këtij të fundit.
“Ky do të jetë Botërori im i fundit – me siguri. Vendimi është marrë”, është shprehur argjentinas për ‘PolloVignolo’.
Gazetari italian, Fabrizio Romano thotë se është e rëndësishme megjithatë të sqarohet sërish se Messi nuk do të vendosë për të ardhmen e tij mes PSG-së dhe Barçës tani ose në javët e ardhshme, dhe se vendimi do të merret në vitin 2023.