Lionel Messi i ka quajtur lajme të rreme dy lajmet e publikuara nga “TNT Sports”.
Ai në profilin e tij në Instagram, postoi një foto duke i demantuar dy lajmet e medias në fjalë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi i pare thoshte se Messi do të transferohej në Inter, ndërsa lajmi tjetër se Messi ka paguar dorëzaninë për ta liruar Ronaldinhon nga burgu.
Kështu, argjentinasi i ka demantuar të dy këto lajme personalisht./Gazeta Sinjali/