image Messi apo Ronaldo? Mbappe bën krahasimin me të 'nënës dhe babait'

Futboll

Messi apo Ronaldo? Mbappe bën krahasimin me të ‘nënës dhe babait’

news image

Kylian Mbappe ka këmbëngulur se nuk mund të vendosë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit se kush është më i madhi i të gjitha kohërave.

Sulmuesi francez aktualisht luan në një vijë sulmuese që përbëhet nga ai, Neymar dhe Messi, por ai ka qenë shumë i qartë në admirimin e tij për Ronaldon si fëmijë. Messi dhe Ronaldo kanë 12 çmime të Topit të Artë mes tyre dhe për shumë është pothuajse e pamundur t’i ndajnë të dyja.

Mbappe u përpoq t’i ndante të dy duke thënë: “Çdo vit pyesja veten se kush do ta fitonte Topin e Artë, Messi apo Cristiano. Kë preferoj? Është si të zgjedhësh midis babait apo nënës tënde, nuk mundesh.

Si për të gjithë ata të brezit tim, Topi i Artë lidhet në mënyrë të pashmangshme me betejën midis Leos dhe Cristianos. Duke gërmuar shumë thellë në kujtesën time, mbaj mend edhe pak Ronaldinhon (një fitues i Topit të Artë në 2005).

Por, sinqerisht, gjithçka është shtypur nga dy lakmitarët! Ata e kanë ndarë çmimin për kaq shumë kohë. Çdo vit, si gjithë të tjerët, pyesja veten se cili prej tyre do ta merrte atë. Duke parë prapa, ajo betejë ishte goxha e çmendur.

Në ditët e ceremonisë, ishte kënaqësi t’i shikoje kur ishin pranë njëri-tjetrit. Dhe duke u përpjekur të kuptoja nga fytyrat e tyre se cili dukej më i zemëruar apo i mërzitur sepse e dinin se nuk fituan“, ka deklaruar francezi.

/GazetaSinjaliSport/