Banka Kombëtare Tregtare ka qenë cak i hajnave mëngjesin e së premtes. Rreth orës 08:40, tre persona të dyshuar hynë në filialin e bankës në lagjen Dardania në Prishtinë dhe nën kërcënimin e armëve kryen grabitjen.
Ndërsa, sot në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka lëshuar raport, shkruan Sinjali.
Sipas raportit, këta tre persona kanë grabitur rreth 8 mijë euro.
“Rr. Idriz Gjilani, Prishtinë 01.04.2022 – 08:40. Raportohet se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë kryer grabitje në një bankë private. Sipas ankueseve, dyshohet se janë grabitur rreth 8000 euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.