image Mësohet se kush është personi i plagosur në Veternik të Prishtinës

Kosovë

Siguri/ Mësohet se kush është personi i plagosur në Veternik të Prishtinës

news image

Personi që mbet i plagosur nga arma e zjarrit sot rreth orës 17:00 në lagjen ‘Veternik’ të Prishtinës, dyshohet se është Luan Maloku, këshilltar i kryetarit të partisë Nisma Soacialdemokrate, Fatmir Limaj.

Mediat raportojnë se viktima dhe të dyshuarit janë familjarë mes vete, ndërkohë ende nuk dihet motivi që çoi deri te plagosja.

Edhe përkundër përpjekjeve të Gazetës Sinjali për të marrë një konfirmim zyrtar, lidhur me këtë rast askush nga partia Nisma Socialdemokrate nuk ka qenë i gatshëm të flasë

Policia ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se për këtë rast tashmë është arrestuar një person i dyshuar.

Sipas stafit mjekësor, gjendja e të plagosurit është stabile. /Gazeta Sinjali/