Mësohet se kur pritet të bie borë përsëri në KosovëSinjali Mësohet se kur pritet të bie borë përsëri në Kosovë

Kosovë

Mësohet se kur pritet të bie borë përsëri në Kosovë

news image

Prishtina Weather ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Sipas njoftimit të tyre ditën e diel do të ketë shtim të vranësirave, që më vonë japin kushte edhe për riga lokale shiu.

Po ashtu të martën parashihet të ketë edhe reshje bore në rajonin e Dukagjinit.

Njoftimi i plotë:

Ngrohtë e me diell ditën e shtunë, të dielen me riga lokale shiu pasdite. Javën e ardhshme rënie e temperaturave, e priten edhe reshje bore të martën.

18.02.2022 – Kthjellimet që po mbizotërojnë ditën e premte, mbeten edhe ditën e shtunë, e masa të ngroht ajrore që depërtojnë nga Mesdheu edhe rrisin temperaturat ndjeshëm edhe deri në 16C.

Ditën e diel do të ketë shtim të vransirave, që më vonë japin kushte edhe për riga lokale shiu. Vransirat mbesin dominuese edhe ditën e hënë, e në mbrëmje me reshje lokale shiu në perëndim të vendit. Pas mesnate, mëngjesin e së martës kalimi i një fronti të ftohtë sjell ndryshim të situatës meteorologjike, me rënie të temperaturave e reshjet e shiut edhe shndërrohen në reshje bore, por që deri në mesditë pushojnë. Të mërkurën do të ketë edhe intervale me diell, e më vonë vransira.

Qarkullimi më i mirë ajror orëve të pasdites, në ditë vijuese, mund të mbajë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit të kaloj në vlera të pranueshme, mirëpo orëve të mbrëmjes nën dominimin e qetësisë, vende-vende ndotësit mbeten pranë sipërfaqes, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

19.02 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë gjatë ditës. Pasdite dhe në mbrëmje gradualisht shtohen vransirat.

20.02 – Kryesisht me vransira, e pasdite më vonë dhe mbrëmje priten edhe riga lokale shiu.

21.02 – Kryesisht me vransira e intervale me diell gjatë ditës. Në mbrëmje nga perëndimi i vendit priten mundësi për reshje lokale shiu.

22.02 – Më ftohtë, kryesisht me vransira dhe erë veriore. Herët në mëngjes priten edhe reshje bore, nga Dukagjini shiu, që deri nga mesdita pushojnë.

23.02 – Diell, dhe vransira më vonë në mbrëmje.

Temperaturat minimale luhaten ndrëmjet 0C e 3C. Ndërsa maksimalet, prej 16C ditën e shtunë, zbresin edhe në 12C e 14C të dielen e të hënën, e të martën zbresin në 5C.

Erërat frynë të lehta dhe mesatare nga jugperëndimi 4-13m/s, e të martën nga krahu verior me hove deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies edhe nën vlera normale.

/GazetaSinjali/