image Mësohet paga e Jose Mourinhos, do të paguhet mirë portugezi

Futboll

Mësohet paga e Jose Mourinhos, do të paguhet mirë portugezi

news image

Papritmas, tifozët e Romës po përjetojnë një moment historik. Një nga trajnerët më të mirë në historinë e futbollit, siç është Jose Mourinho, u bë zyrtarisht trajner i Romës, transmeton Sinjali Sport.

Nga sezoni i ardhshëm 2021/2022 ai do të drejtojë ekipin kryeqytetas, që vendosi ta mbyllë bashkëpunimin me Fonsecan.

Sipas mediumit “Sky Sport”, menaxheri portugez do të fitojë 7 milionë euro neto në sezon për periudhën trevjeçare 2021-2024. Jo vetëm kaq, duke pasur parasysh shpërblimet shtesë që portugezi mund të marrë nëse arrin disa objektiva.

Përveç Romës, Tottenhami do të vazhdojë ta paguajë Jose Mourinhon në sezonin e tij parë në stolin e “verdhekuqve”, për shkak që e shkarkuan atë dhe deri sa t’iu skadon kontrata, skuadra angleze do të paguajë.

Një aventurë e re, e paparashikueshme, për Romën dhe Mourinhon do të fillojë në qershor. Përsëri në Itali, njëmbëdhjetë vjet pas përvojës legjendare me Interin, ku i fitojë të gjitha trofetë e mundshme. /Gazeta Sinjali Sporti/