Mësohet gjyqtari që do ta ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve, përcjell Sinjali Sport.
Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA tashmë ka konfirmuar gjyqtarin e finales së garës më të madhe evropiane për klube “Champions League”.
Bëhet fjalë për gjyqtarin spanjoll Antonio Mateu Lahoz, i cili do të ndajë drejtësinë në takimin mes Chelsea dhe Manchester City që zhvillohet me 29 maj.
Ndërkohë në finalen e Ligës së Evropës, është caktuar Clément Turpin nga Franca./Gazeta Sinjali Sporti/