Marcelo Brozovic ka rezultuar negativ për COVID-19, në testimet e kryera sot.
Mesfushori kroat ishte një mungesë e madhe për Interin në këtë periudhë vendimtare për Ligën e Kampionëve dhe rikthimi i tij do të jetë një ndihmesë e madhe për formacionin e Contes, shkruan Sinjali Sportiv.
Brozovic do të fillojë stërvitjet menjëherë në mënyrë që të jetë i gatshëm për përballjen e fundjavës ndaj Sassuolos.