Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ku u zhvillua ndeshja historike mes Kosovës dhe Anglisë, atmosfera ishte mbresëlënëse.
Në duart e shikuesve nga Kosova kishte një sërë pankartash që flasin për mirënjohjen ndaj shtetit të Anglisë.
“Kur ne po përjetonim gjenocidin dhe dhunimin e grave, ju na i rritët shpresat tona për liri. Gjithnjë falënderues, Anglisë!” – shkruhej në një pankartë nga tifozët dardanë.
Ndeshja Kosovë-Angli përfundoi me rezultat të thellë, 4-0 për kombëtaren e Anglisë./Gazeta Sinjali/