Dries Mertens lë “me gisht në gojë” Interin. E ardhmja e sulmuesit belg, i kërkuar nga klube të mëdha në Europë e kryesisht nga zikaltrit në Serinë A, do të jetë sërish në Napoli.
33-vjeçari mësohet se ka vendosur të pranojë ofertën e propozuar nga klubi i De Laurentiis për një kontratë të re dyvjeçare me pagë 4 milionë euro në sezon, plus një bonus prej 500 mijë eurosh.
Në orët e ardhshme, Inter do të tentojë një sulm përfundimtar në përpjekje për të bindur Mertens të rishikojë vendimin, por gatishmëria e belgut për të qëndruar në San Paolo po bën diferencën.
Ofertat në tryezë nuk munguan dhe, duke mbetur në Itali, më konkretja ishte ajo e Interit. Vetë Mertens luajti në disa fronte në muajt e fundit, duke iu afruar shumë marrëveshjes përfundimtare me Interin, që gjithsesi, ende nuk ka hequr dorë përfundimisht.
Mertens duket se ka vendosur të qëndrojë në Napoli jo për shkak të ofertës ekonomike. Në pjesën e bonusit, 200 mijë euro mund t’i përfitojë pasi të shënojë një numër të caktuar golash, ndërsa 300 euro në rast kualifikimi në Champions.