image Mertens shumë afër të bëhet "trashëgimtari" i Lautaros te Interi

Futboll

Futboll/ Mertens shumë afër të bëhet “trashëgimtari” i Lautaros te Interi

news image

Inter është gati për blerjen e Dries Mertens, por fati i belgut ende nuk është shkruar. Chelsea është një tjetër ekip që interesohet për shërbimet e tij, ndërkohë ekziton dhe hipoteza që ai të rinovojë e Napolin.

Emri i Dries Mertens është i destinuar të trondisë tregun e ardhshëm të transferimeve. Pas shtatë sezoneve dhe 121 golave të shënuar (barazuar me rekordin e Marek Hamsik), belgu ka një kontratë që po i afrohet fundi e mëgjithatë performanca e tij e shkëlqyer i lejon atij të zgjedhë se ku të vazhdojë karrierën e tij, pavarësisht 33 viteve të tij.

Sipas Calciomercato.it, klubi më i interesuar për shërbimet e sulmuesit është Interi. Zikaltrit mund ti ofrojnë atij një pagesë prej rreth 5 milion euro në sezon plus bonuset e nënshkrimit. Antonio Conte pati një takim personalisht me sulmuesin për ta bindur atë, pasi ai konsiderohet si një “trashëgimtar” i Lautaro Martinez, i cili e ka shprehur haptazi dëshirën për tu larguar te ekipi i Barcelonës.