image Merkelit i duket problematik përjashtimi i Trumpit nga Twitter

Botë

Merkelit i duket problematik përjashtimi i Trumpit nga Twitter

news image

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e sheh si problematik përjashtimin e presidentit në largim të SHBA-së, Donald Trump, nga Twitter, sepse, sipas saj, ky vendim u jep shumë fuqi udhëheqësve të mediave sociale.

Twitter mori vendim të premten që t’ia bllokojë përgjithmonë llogarinë në këtë rrjet Trumpit, me arsyetimin se “rrezikoi nxitje të mëtejshme të dhunës”, pas futjes së mbështetësve të tij në objektin e senatit.

“E drejta fundamentale mund të kufizohet, por përmes ligjit dhe brenda kornizave të përkufizuara nga legjislatura dhe jo sipas vendimit të menaxhmentit të platformave të mediave sociale”, ka thënë zëdhënësi i saj, Steffen Seibert./Gazeta Sinjali/