Një person ka raportuar në Polici se disa të dyshuar ia kanë vjedhur veturën me targa të huaja, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saja brenda policisë, rasti ka ndodhur në pasditen e së martës në rrugën “Mujë Krasniqi” në Prishtinë.
Po ashtu, të njëjtat burime tregojnë se rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse.