Shoferët në kryeqytet shpesh herë parkojnë veturat e tyre vend e pa vend, duke penguar dhe në shumë raste edhe duke rrezikuar këmbësorët, shkruan Gazeta Sinjali.
Një veprim të tillë është bërë sot nga një shofer te shkallët afër shkollës fillore “Ismail Qemaili” në Breg të Diellit në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Gazetës Sinjali i cili ka thënë se parkimi i veturës në këtë mënyrë po pengon lëvizjen e nxënësve por edhe të banorëve të lagjes.
Pamjet e dërguara nga sinjalizuesi: